Sulmi në Minneapolis/ Autori reklamoi ‘artilerinë’ e armëve në YouTube para se të kryente sulmin, mesazhi për ‘vrasjen e Trump’

27/08/2025 21:36

Robin Westman është autori i dyshuar i sulmit masiv që ndodhi të mërkurën në mëngjes në Mineapolis.

Sipas policisë, 23-vjeçari banonte në periferi të Minneapolis. Më herë gjatë ditës, ai kishte publikuar dy video në Youtube, ku shfaqeshin armë, plumba dhe karikatorë, që nga pamjet duket se janë në një dhomë gjumi, sipas BBC. Autori përcjell mesazhe raciste si dhe bën thirrje për vrasjen e Presidentit Trump. Mesazhet janë të shkruara te armë, thotë prestigjiozja britanike që ka parë videot në kanalin e YouTube. Ai u drejtohet familjarëve dhe miqve, duke shprehur qëllimin për ‘të përmbushur një akt të fundit’.

Ndërkohë, nëna e tij, Mary Grace Westman, ka punuar më parë në Shkollën Katolike ku ndodhi ngjarja e rëndë. Ajo është punësuar në vitin 2016 si asistente në Zyrën e Biznesit, ndërsa në një postim në faqen e Facebook-ut të kishës, thuhet se është larguar në 2021, raporton BBC.

I riu qëlloi me breshëri plumbash gjatë kohës kur në shkollën katolike po mbahej mesazh, duke lënë të vdekur dy fëmijë 8 dhe 10 vjeç dhe duke plagosur 17 të tjerë. Pas sulmit, i dha fund jetës.

Presidenti amerikan, Donald Trump, nënshktoi pak orë më pas një dekret presidencial në nder të viktimave. Duke i përshkruar të shtënat si “akte të pakuptimta dhune”, ai urdhëroi që flamujt në të gjithë SHBA-në të ulen në gjysmështizë. Urdhri do të mbetet në fuqi deri të dielën, në 31 gusht.

Top Channel