Shpëton kryeministri holandez, dështon vota e mosbesimit ndaj qeverisë Schoof

27/08/2025 20:32

Qeveria holandeze e Dick Schoof ka marrë një “frymëmarrje” të vogël pas dështimit të votës së mosbesimit ndaj saj, pas refuzimit të propozimit të saj për një qeveri koalicioni.

Duke pasur parasysh se vendi po shkon drejt zgjedhjeve në tetor gjithsesi, rënia e qeverisë do ta fuste vendin në ujëra të panjohura politike, pasi nuk ka precedent për rënien e një qeverie kalimtare.

Zgjedhjet janë planifikuar për në tetor, por në peizazhin politik të fragmentuar të Holandës, negociatat për të formuar një qeveri ka të ngjarë të zgjasin me muaj, duke e lënë vendin në një periudhë potencialisht të zgjatur pasigurie.

Tani që qeveria është shpëtuar, Soof do të ketë nevojë për mbështetjen e partive të tjera të opozitës për të zbatuar politikat e tij, të cilat nga ana tjetër po bëjnë kërkesa që ai nuk ka gjasa të jetë në gjendje t’i përmbushë.

Top Channel