Merr flakë gjatë natës pallati në Dibër, evakuohen banorët
27/08/2025 10:57
Një zjarr i madh përfshiu një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, duke shkrumbuar të gjithë çatinë e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.
Raportohet se flakët kanë nisur nga kati i tretë i pallatit dhe janë përhapur më pas me shpejtësi. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, çatia është dëmtuar e gjitha.
Fatmirësisht nuk pati njerëz të lënduar, ndërsa forcat zjarrfikëse bënë të mundur edhe evakuimin e të gjithë banorëve të pallatit. Dëmet nga zjarri janë vetëm në materiale. Po punohet për të zbardhur më tej shkaqet e këtij zjarri.
Top Channel