“Liria e pengjeve në Gaza nuk mund të presë”, ambasadori izraelit në OKB: Vendoseni Hamasin në listën e zezë!

27/08/2025 21:18

Ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, ka kërkuar veprim të menjëhershëm për çlirimin e pengjeve që ndodhen ende në Gaza, duke theksuar se “nuk mund të presin më”.

Në një fjalim para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Danon akuzoi Hamasin për përdorimin e “dhunës seksuale si armë lufte” dhe tha se të mbijetuarit meritojnë një veprim urgjent.

Danon bëri thirrje që Hamasi të vendoset menjëherë në listën e zezë të organizatave terroriste dhe u shpreh se disa shtete kanë harruar origjinën e konfliktit dhe se çfarë po ndodh aktualisht në Gaza. “Këshilli i Sigurimit duhet të veprojë tani, për të shpëtuar jetët e pengjeve dhe për të ndërprerë aktet e dhunshme,” tha ai.

Deklaratat e tij kanë shtuar tensionet ndërkombëtare dhe kanë bërë thirrje për një qëndrim më të fortë ndaj organizatës terroriste Hamas

Top Channel