
Ura e Kanionit të Madh Huajiang, një nga projektet më mbresëlënëse inxhinierike të Kinës, ka kaluar me sukses një provë kritike qëndrueshmërie vetëm disa javë para hapjes së saj të planifikuar.
Ura masive e varur, e cila shtrihet në 625 metra mbi një grykë në lumin Beipan në provincën Guizhou, është më e larta në botë. Gjatësia e saj totale është më shumë se 2.8 km. Ndërtimi filloi në janar 2022 dhe pritet të hapet për trafik në fund të shtatorit.
Ura u ndërtua me qëllim përmirësimin e lidhjeve rrugore në zonat e paarritshme, lehtësimin e tregtisë dhe rigjallërimin e provincës duke tërhequr turistë. Në këtë kontekst, është planifikuar edhe krijimi i një qendre të madhe për sporte ekstreme në rrëzë të grykës.
The Huajiang Grand Canyon Bridge, poised to become the tallest bridge in the world, has passed a crucial load test. 96 heavy-duty trucks formed a 3,300-ton convoy on the bridge, which is set to open later this year in China. #Bridge #LoadTest #China pic.twitter.com/1flgrmNjct
— China Xinhua News (@XHNews) August 26, 2025
The Huajiang Grand Canyon Bridge in southwest China's Guizhou Province, set to become the world's tallest bridge, had completed a key load test as of Monday, ahead of its scheduled opening in late September https://t.co/7FRvbrGpx0 pic.twitter.com/bGq7JUvN6F
— China Xinhua News (@XHNews) August 25, 2025
Sipas BBC-së, testi për forcën e urës, i cili është pjesë e fazës përfundimtare të kontrolleve para se të hapet për trafik, zgjati pesë ditë. Ndër të tjera, ai përfshinte vendosjen e 96 kamionëve në pika specifike në urë, me qëllim konfirmimin e integritetit strukturor të projektit.
Top Channel