Kapet në Athinë shqiptari i kërkuar për tentativë vrasje nga Interpol Tirana
27/08/2025 09:45
Policia greke ka arritur të vendosë në pranga një shtetas shqiptar të kërkuar nga Interpol Tirana për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e 25 gushtit nga skuadra DIAS e policisë greke, në zonën e Kalitheas.
Në prangat e policisë greke ka rënë Fatjon Shabanaj 35 vjeç.
Shabanaj akuzohet për ngjarjen e majit 2021, kur në fshatin Poshnje të Beratit, u plagos me armë zjarri Iljaz Ismailaj, i cili kishte 1 ditë që kishte ardhur në Shqipëri nga Anglia.
Top Channel