OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud						
								
			Franca ka kthyer tre kocka njeriu në Madagaskar, më shumë se një shekull pas sekuestrove gjatë periudhës koloniale.
Njëra prej tyre besohet të jetë e mbretit Toera të popullit Sakalava, i cili u pre koka nga trupat franceze në vitin 1897.
Kthimi i këtyre mbetjeve është i pari në kuadër të ligjit francez të vitit 2023, i cili mundëson kthimin e mbetjeve njerëzore në vendin e origjinës për qëllime varrimi. Kockat ishin ruajtur në koleksionet e Muzeut të Historisë Natyrale të Francës dhe u dorëzuan formalisht në një ceremoni në Ministrinë e Kulturës të Francës.
Kocka e mbretit Toera ka rëndësi të veçantë historike, pasi ai u ekzekutua nga trupat franceze gjatë pushtimit të Madagaskarit në vitet 1890. Dy kockat e tjera përkasin për dy gjeneralë që luftuan pranë tij.
Fetra Rakotondrasoava, Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Kulturës së Madagaskarit, theksoi se ky nuk është vetëm një akt i kthimit të mbetjeve, por edhe i rikthimit të një pjese të rëndësishme të historisë dhe kujtesës së Madagaskarit. “Tani do të mund t’i nderojmë këto mbetje siç duhet,” tha ai, duke e vlerësuar këtë ngjarje si shumë të rëndësishme për popullin malagasy dhe për vendet që janë angazhuar në procesin e rikthimit të trashëgimisë kulturore.
Kockat do të rivarrosen në Menabe, një rajon në perëndim të Madagaskarit, ku komuniteti Sakalava ka vuajtur për më shumë se një shekull nga mungesa e mbetjeve të mbretit të tyre. Ceremonia për këtë kthim u konsiderua një moment historik për të dyja vendet, duke shënuar një hap drejt shërimit dhe pajtimit.
Ky akt është pjesë e një iniciative më të gjerë për kthimin e trashëgimisë kulturore afrikane. Në vitin 2017, Presidenti francez Emmanuel Macron premtoi se do të mundësonte kthimin e artefakteve afrikane që ishin plaçkitur gjatë periudhës koloniale. Po ashtu, në Britaninë e Madhe po zhvillohet një lëvizje e ngjashme për kthimin e mbetjeve njerëzore dhe artefakteve kulturo
Top Channel