Gjermania nis “gjyqet” për koronavirusin, merret në pyetje ish Ministri i Shëndetësisë
22/12 12:25
Një tjetër aksident i rëndë është shënuar në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.
25 persona humbën jetën dhe 27 të tjerë u plagosën pasi autobusi me të cilin udhëtonin u përmbys dhe për pasojë doli nga rruga. Ngjarja tragjike ka ndodhur në autostradën Kabul-Ghazni.
Aksidenti vjen më pak se një javë pasi një autobus tjetër u përplas me një kamion dhe një motoçikletë në provincën Herat, në Afganistanin perëndimor, duke vrarë 79 persona, përfshirë 17 fëmijë.
Shumica e personave në atë autobus, i cili po shkonte për në Kabul, ishin migrantë afganë të deportuar nga Irani.
Top Channel