Shpërthimi me lëndë plasëse në Fushë Kuqe/ Policia gjen gëzhoja plumbash pranë banesës, vijojnë hetimet për ngjarjen
26/08/2025 20:55
Policia vijon hetimet për shpërthimin me lëndë plasëse, që ndodhi në një shtëpi në Fushë Kuqe.
Një sasi e vogël lënde plasëse e dyshuar artizanale plasi rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të shtetases M. D, alias M. B.,në fshatin Gurëz
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe territorit përreth, rezultoi se porta e murit rrethues të banesës ishte dëmtuar lehtë nga shpërthimi i lëndës plasëse, e dyshuar artizanale.
Në vijim të veprimeve, grupi hetimor gjeti në rrugë, në afërsi të banesës, disa gëzhoja në dukje të vjetra, të cilat u sekuestruan dhe administruan në cilësinë e provës materiale.
Top Channel