
Ministri i Transportit i Turqisë, Abdulkadir Uraloglu, është gjobitur për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi publikoi një video në rrjetin social X ku shihej duke ngarë me shpejtësi të lartë në një autostradë pranë Ankarasë.
Në pamjet, të shoqëruara me muzikë popullore dhe fragmente nga fjalimet e presidentit Recep Tayyip Erdogan, shihej shpejtësi matësi i makinës që arrinte nga 190 deri në 225 km/orë. Kjo ndodhi në një autostradë ku kufiri i lejuar i shpejtësisë është 140 km/orë.
Disa orë më vonë, Uraloglu e ripostoi videon, duke pranuar se ishte gjobitur për shkeljen.
Ai publikoi edhe kopjen e njoftimit të policisë, ku tregonte se po drejtonte me 225 km/orë dhe ishte ndëshkuar me një gjobë prej 9,267 lira turke (rreth 225 dollarë).
“Dola për të kontrolluar autostradën Ankara–Nigde dhe pa dashje e kalova limitin e shpejtësisë për një periudhë të shkurtër. Me videon praktikisht e denoncova veten“, shkroi ministri.
Top Channel