Pas sulmeve me dronë nga Irani/ Mbyllet për arsye sigurie Varri i Shenjtë, Jerusalemi në gatishmëri të lartë
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), urdhëroi KQZ që të certifikojë Lista Srpskën për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Vetëm pak ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, kishte vendosur të mos i lejonte pjesëmarrjen subjektit më të madh të serbëve me arsyetimin e përfaqësuesve të Vetëvendosjes në KQZ, se kandidatët e Srpska janë të përfshirë në strukturat paralele serbe në Kosovë.
“90 për qind të personave që janë në listat e kandidatëve të Listës Serbe janë të anëtarësuar në institucione paralele serbe në Kosovë”, u shpreh një nga anëtarët e Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi. Por ky arsyetim nuk ishte i mjaftueshëm për PZAP, që anuloi vendimin e KQZ-së dhe i dha asaj urdhër” që ta certifikojë subjektin politik Lista Serbe me listën e kandidatëve për asamble komunale dhe kandidatëve për kryetar të komunave, sipas rekomandimit të Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike në KQZ”.
Ministria në detyrë e drejtësisë nga radhët e VV, Albulena Haxhiu përdori tone të ashpra ndaj këtij vendi të PZAP-së.
Panela argumenton megjithatë se “Lista Serbe i ka përmbushur të gjitha detyrimet pasi ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar, përfshirë deklaratën politike, kodin e sjelljes, listën e kandidatëve dhe formularët për konfirmimin e kandidatëve”. Për këtë arsye, PZAP thotë se “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka të drejtë të refuzojë ose të mos certifikojë në mënyrë arbitrare, pa shpjegime, një subjekt politik ose kandidat”, duke shtuar se “me këtë sjellje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shkeli edhe nenin 31 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”. Vendimi fillestar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që nuk e certifikoi listën Srpska, u kundërshtua dhe u kritikua ashpër nga vendet e QUINT-it: ambasadat e Gjermanisë, Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e Bashkimit Evropian.
Ato i bënë thirrje qeverisë së Kosovës në detyrë dhe partive politike të mos ndërmarrin ndonjë hap tjetër për ta penguar regjistrimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit.
Top Channel