Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli 920 euro bruto/ Rritja e gjashtë që nga viti 2019
29/03 12:15
Tre persona që ndodheshin në bordin e helikopterit, që u rrëzua këtë mëngjes në Britaninë e Madhe, humbën jetën.
Një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë, sipas The Guardian.
Incidenti ndodhi rreth orës 09:24 pranë rrugës A3020 Shanklin Road, në Isle of Wight, kur helikopteri që po përdorej për qëllime trajnimi, u pa të rrotullohej në ajër dhe të përplasej në tokë.
Pamjet nga vendngjarja treguan pjesë të rrënojave mbi rrugë. Shanklin Road u mbyllu dhe policia u bëri thirrje qytetarëve të shmangin zonën.
Helikopteri u ngrit në fluturim nga Sandoën Airport dhe qëndroi vetëm shtatë minuta në ajër para se të rrëzohej në një fushë pranë rrugës Shanklin.
Top Channel