Ministri Gonxhe në homazhet për Artur Zhejin: Ikja e tij ishte e parakohshme!

25/08/2025 12:08

Përfaqësues të politikës i dhanë lamtumirën e fundit gazetarit Artur Zheji.

Blendi Gonxhe, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, mori pjesë në homazhe, duke thënë se ikja e Zhejit ishte parakohshme.

E njoh Zhejin si gazetar dhe si publicist. Me siguri pas Zhejit që kemi parë në ekrane, ka qenë një Zhej akoma më artist, më krijues dhe do jepte shumë më tepër në vitet që do vinin, por fatkeqësisht për komunitetin artdashësve dhe gazetarin, jeta është shumë e ashpër në këto ngjarje që janë kaq të papritura. Nuk dimë si ta ngushëllojmë familjen, botën që ai përfaqëson dhe që la. Ikje shumë e parakohshme”, tha Gonxhja.

Top Channel