Ministria e Jashtme franceze kërkoi dje për shpjegime ambasadorin e SHBA-së në Paris, Charles Kushner, duke i përshkruar si “të papranueshme” deklaratat e tij të fundit kundër Presidentit Emmanuel Macron në lidhje me qëndrimin e Francës ndaj antisemitizmit.

Në një deklaratë, theksohet se “akuzat e Ambasadorit janë të papranueshme” dhe se “ato bien ndesh me të Drejtën Ndërkombëtare, në veçanti me parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve, siç parashikohet nga Konventa e Vjenës e vitit 1961 mbi Marrëdhëniet Diplomatike”.

Shqetësimi diplomatik u shkaktua nga letra e Kouchner-it drejtuar Presidentit francez, në të cilën ai shpreh “shqetësim të thellë” për “shpërthimin e antisemitizmit në Francë” dhe “mungesën e përgjigjes adekuate nga Qeveria”.

Letra u bë publike sot përmes Agjencisë Franceze.

Sipas diplomatit amerikan, “nuk kalon asnjë ditë pa sulme ndaj hebrenjve në rrugë, pa dëmtime të sinagogave, shkollave dhe bizneseve në pronësi të hebrenjve”.

Ai madje citon të dhëna nga vetë Ministria e Brendshme Franceze, e cila, siç pohon ai, konfirmon sulme edhe në shkollat ​​fillore.

Top Channel