Hiqej si shofer i kancelares së Prokurorisë së Posaçme dhe “kërcënoi” inspektorët e IMT për ndërtim e tij të paligjshëm, arrestohet 23-vjeçari

25/08/2025 14:29

Është vënë në pranga 23-vjeçari Romario Ibraliu, i cili hiqej si shofer i kancelares së Prokurorisë së posaçme dhe “kërcënonte” inspektorët e IMT që të mos procedohej për ndërtim të paligjshëm.

Burime bëjnë me dije se Ibraliu kishte ndërtuar pa leje një banesë dhe në momentin kur inspektorët e IMT kanë shkuar për të kontrolluar dokumentacionin dhe për të bërë verifikimet përkatëse, ai i ka kërcënuar duke theksuar se punon si shofer i kancelares së SPAK.

Pas kryerjes së verifikimeve ka rezultuar që ky shtetas nuk ka punuar as nuk punon në SPAK. Pas konstatimit të objektit paleje IMT ka referuar rastin në organet ligjzbatuese për verime të tjera hetimore.

Top Channel