Dëshmitë kontradiktore të 40-vjeçarit shqiptar që vrau brutalisht gruan, pyetja tronditëse që i bëri të bijës
25/08/2025 08:41
Jo vetëm Pandeli Nakoleci nuk është penduar për krimin e rëndë që kreu, duke vrarë gruan e tij dhe nënën e fëmijëve me thikë, por 40-vjeçari vazhdon ta fajësojë gruan për veprimet e tij, duke pretenduar se “ajo është fajtore sepse e provokoi”.
Kontradiktore është ajo që i tha të bijës pasi u arrestua, kur ajo e vizitoi.
“U deha dhe e vrava, nuk kisha ndërmend ta bëja”, i tha fillimisht, por më pas e demonstroi edhe një herë xhelozinë e tij patologjike dhe guxoi ta pyeste: “A e di nëse nëna jote po më tradhtonte?”
Nesër, të martën, më 26 gusht , 40-vjeçari i cili ka pranuar vrasjen e 36-vjeçares, nënës së katër fëmijëve në Volos, pritet të paraqitet para gjyqtarit hetues.
Top Channel