Bllokada në Kuvendin e Kosovës po vazhdon edhe në afatin e dytë 30 ditor të konstituimit.

Lëvizja Vetëvendosje, si parti me të drejtën kushtetuese për propozimin e kryekuvendarit në tre seancat e fundit ka propozuar pesë kandidatë që kanë dështuar të marrin 61 votat e nevojshme. Hekuran Murati ka dështuar dy herë, Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla, Arbërie Nagavci e Dimal Basha kanë dështuar nga një herë secili. Me këto kandidatura, njohësit thonë që Lëvizja Vetëvendosje nuk po e respekton në plotni aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese ku kërkohet arritja e një konsensusi.

Partia Demokratike e Kosovës kishte deklaruar se do votojë çdo kandidaturë nga Lëvizja Vetëvendosje, me kushtin e vetëm që të mos propozojnë ish ministra.”, shprehet Vullnet Bugaqku Instituti i Kosovës për Demokraci.

E propozimi i deputetit Dimal Basha në seancës e së dielës sipas njohësve nuk ishte i sinqertë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe u bë me qëllim të diskreditimit të grupeve të tjera parlamentare.

Zhvillimet në tre seancat e fundit, sipas njohësve tregojnë qartë se partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës nuk e kanë për qëllim konstituimin e këtij institucioni dhe që synojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme”, shton ai.

Me vendim të Gjykatës Kushtetuese është limituar në tre herë propozimi i kandidatit të njëjtë për kryeparlamentar, por në mungesë konsensusi, nuk po tejkalohet bllokada për konstituimin e Kuvendit që ka nisur më 15 prill.

Seancat do të vazhdojnë çdo 48 orë deri më 18 shtator, kur përfundon afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Top Channel