
Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të shtunë në qendër të Moskës, pranë Sheshit Lubyanka, ku një bombol gazi e përdorur për të fryrë tullumbace shpërtheu brenda një dyqani për fëmijë.
Nga shpërthimi humbi jetën një person, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur, sipas shërbimeve të emergjencës ruse.
“Një bombol tullumbacesh shpërtheu në katin e tretë”, tha një burim për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti, duke shtuar se nuk ka pasur dëme strukturore në ndërtesë.
Ngjarja ndodhi në Dyqanin Qendror të Fëmijëve, një nga qendrat më të mëdha tregtare të dedikuara ekskluzivisht për fëmijët, i vendosur ngjitur me ndërtesën e famshme të Lubyankës – ish-selia e KGB-së dhe sot zyra kryesore e shërbimit sekret FSB.
Massive Fire Engulfs Moscow ‘KIDS’ Store
One person confirmed dead in gas explosion on the third floor. pic.twitter.com/pg9ehc4CoY
— Global Report (@Globalrepport) August 24, 2025
Top Channel