
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë bllokuar 26 mjete lundruese gjatë kontrolleve të zhvilluara nga Koman në Ksamil, këtë javë.
Në total janë kontrolluar 414 mjete, ndërsa për shkelje të ndryshme u sekuestruan 16 jet ski, 4 skafe, 3 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji të instaluar.
11 prej mjeteve u konstatuan duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre u ndëshkuan me gjobë 100 mijë lekë secili.
Gjatë kësaj periudhe, policia shpëtoi në det 28 shtetas, vendas dhe të huaj, si edhe 9 mjete lundruese që kishin mbetur në rrezik.
Autoritetet apelojnë për respektimin rigoroz të rregullave të lundrimit dhe përdorimit të mjeteve në det, si dhe ftojnë qytetarët të raportojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.
Top Channel