
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar një mesazh ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit, analistit dhe intelektualit të njohur shqiptar, Artur Zheji, i cili u shua papritur të shtunën pasdite.
Në mesazhin e saj, Presidentja Osmani shpreh dhimbjen e saj për këtë humbje të madhe dhe e cilëson Zhejin si një nga zërat më të guximshëm dhe më të spikatur të mendimit të lirë në hapësirën shqiptare.
Ajo thekson se Zheji la pas një boshllëk të ndjeshëm në jetën publike, mediatike dhe intelektuale të vendit, si dhe një trashëgimi të vyer profesionale dhe morale.
Në veçanti, Presidentja vlerëson kontributin e tij në dokumentimin dhe pasqyrimin e pasojave të regjimit gjenocidal serb në Kosovë, duke e cilësuar si një zë të vërtetës dhe një mbrojtës të dinjitetit njerëzor.
Presidentja Osmani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zheji, miqtë, kolegët dhe komunitetin mediatik, duke nënvizuar se kujtimi për jetën dhe veprën e Artur Zhejit do të mbetet i paharruar dhe frymëzues për brezat që vijnë.
Top Channel