
Një shtetas, F.S., është arrestuar në Gramsh pas djegies së një sipërfaqe pylli në fshatin Bresnik i Poshtëm, Njësia Administrative Kodovjat.
Arrestimi u bë me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, dhe i është caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, e parashikuar nga neni 206/a§1 i Kodit Penal.
Ngjarja ndodhi më 21 gusht 2025, kur u raportua se kishte rënë zjarr në një pyll të përbërë nga drurët “Mare” dhe “Cendel”.
F.S. deklaroi se kishte vendosur zjarrin bashkë me babain e tij për të shtrirë markushin e ujit për vaditjen e ullinjve dhe se zjarri ishte nën kontroll.
Prokuroria sekuestruar një çakmak si provë materiale dhe po vijon hetimet për këtë ngjarje. Veprimi konsiderohet krim i kryer me dashje, për të cilin kodi parashikon një dënim maksimal deri në 8 vjet burg.
Top Channel