
Volodymyr Zelensky foli me kryeministrin holandez Dick Schoff të shtunën (23/8). Në postimin e tij, Zelensky e falënderoi kryeministrin holandez për “fjalët e tij të ngrohta mbështetëse” dhe theksoi vlerën e ndihmës dhe solidaritetit holandez për popullin ukrainas.
Presidenti ukrainas vuri në dukje se në bisedime u diskutuan iniciativat aktuale diplomatike, kontaktet me Uashingtonin, si dhe perspektiva e përfundimit të luftës. Siç theksoi ai, Ukraina është e gatshme të ndërmarrë “hapa konstruktivë për paqen”, por Rusia “nuk tregon asnjë prirje” dhe vazhdon të bombardojë qytetet ukrainase.
“Ne i interpretojmë të gjitha sinjalet që vijnë nga Moska në të njëjtën mënyrë. Nevojitet presion për të ndryshuar qëndrimin e saj, si dhe një takim në nivelin më të lartë për të diskutuar të gjitha çështjet”, tha Zelensky.
I spoke with @MinPres, Dick Schoof.
Today is a very special day in Ukraine – National Flag Day. Thank you, Dick, for your important and warm words of support to our people, to all Ukrainians. We greatly value the assistance of the Netherlands and the solidarity of the Dutch… pic.twitter.com/rjXWAD3gIw
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 23, 2025
Tema kryesore e bisedës ishin garancitë e sigurisë për Ukrainën. Sipas Zelensky, ekipet e Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë tashmë po punojnë për formimin e “arkitekturës” përkatëse, e cila do të jetë gati në ditët në vijim.
Në të njëjtën kohë, investimet e përbashkëta në industrinë e mbrojtjes ishin gjithashtu në qendër të diskutimit, me Zelensky që njoftoi marrëveshje të rëndësishme dhe një takim të ardhshëm me palën holandeze.
Top Channel