Shembet ura në ndërtim në Kinë, 12 viktima dhe 4 të zhdukur

23/08/2025 14:34

Numri i të vdekurve nga shembja e një ure në Kinë ka shkuar në 12, ndërsa katër persona ende rezultojnë të zhdukur.

Pesëmbëdhjetë punëtorë dhe një mbikëqyrës po punonin në një urë në ndërtim e sipër në provincën Qinghai, që lidh dy zona në brigjet e Lumit të Verdhë, kur një kabllo u këput rreth orës 3 të mëngjesit, raportoi People’s Daily.

Ura, e cila do të transportojë trena, kombinon metoda ndërtimi, është e harkuar dhe gjithashtu ka shtylla me rrjetë.

Imazhet e publikuara nga People’s Daily tregojnë urën e papërfunduar, pjesa qendrore e së cilës nuk është ende e përfunduar, e rrethuar nga dy skela dhe vinça gjigantë.

Top Channel