
Presidenti amerikan, Donald Trump tha të premten se ishte i pakënaqur që Rusia kishte goditur një fabrikë amerikane në Ukrainë dhe në përgjithësi se nuk ishte “i lumtur” për vazhdimin e luftës midis dy vendeve.
“Nuk jam i lumtur për këtë dhe nuk jam i lumtur për asgjë që lidhet me luftën”, u përgjigj kreu i shtetit kur u pyet nga gazetarët për goditjen që shkaktoi shkatërrime të mëdha natën e së mërkurës në një kompani amerikane në qytetin Mukachevo, në Ukrainën perëndimore.
Overnight, during last night’s Russian drone and missile attack against Ukraine, several missiles struck an electronics factory within Mukachevo in the Zakarpattia Oblast of Western Ukraine, which is owned by Flex Ltd, an American-Singaporean multinational manufacturing company… pic.twitter.com/VFjzztYIDX
— OSINTdefender (@sentdefender) August 21, 2025
Ai gjithashtu përsëriti se ka dhënë “dy javë” para se të marrë vendime në lidhje me këtë luftë, të cilën ai personalisht po përpiqet ta përfundojë.
“Do të jetë një vendim shumë i rëndësishëm dhe ose do të jenë sanksione ose tarifa të mëdha ose të dyja, ose ne nuk do të bëjmë asgjë dhe do të themi: ‘Kjo është lufta juaj'”, tha ai.
🇺🇸🇺🇦🇷🇺 President Trump says he told Putin that he’s “not happy” that Russia hit a U.S. factory in Mukachevo, Ukraine. pic.twitter.com/8udPsAc3Qt
— Gabriela Iglesias🇺🇲 (@iglesias_gabby) August 23, 2025
Donald Trump u takua me homologun e tij rus, Vladimir Putin në Alaska të premten e kaluar, pastaj me udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të hënën.
Ai dëshiron që të dy të takohen, të ulen në të njëjtën tryezë për t’i dhënë fund luftës. Por ky takim duket gjithnjë e më pak i mundshëm të ndodhë së shpejti.
Manjati 79-vjeçar i pasurive u tregoi gjithashtu gazetarëve një foto të tij me Vladimir Putin gjatë takimit të tyre në Alaska, duke thënë se homologu i tij rus ia kishte dërguar atë.
“Do ta nënshkruaj unë për të”, tha Trump.
Top Channel