
Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta në moshën 64-vjeçare të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji.
Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shprehet se largimi i tij nga jeta la pas një “boshllëk të pamatë” dhe se “Shqipëria humbi sot një intelektual të madh e të rrallë”.
Reagimi i plotë:
Artur Zheji u nda sot nga jeta, duke lënë pas një boshllëk të pamatë. Ai ishte një nga mendjet më brilante të kohës, një njeri me kulturë, thellësi dhe guxim intelektual.
Kam ndarë biseda persona të thella e vërteta me Zhejin, shpesh kemi ecur me kilometra e kemi ndarë mendime e perjetime mbi shumçka njerëzore duke hyrë në skutat më të errëta të mendimeve e përjetimeve për ndodhi e ngarje të jetës.
Jam i tronditur nga humbja e tij, i goditur nga mungesa e papranueshme e ikjes së papritur të tij.
Zhejit ia doje narrativën dhe argumentin edhe në kundërshti!
Shqipëria humbi sot një intelektual të madh e të rrallë, një zë të mençur e të lirë; kush e njihte humbi një mik të shtrenjtë.
Ndarja e tij nuk është thjesht humbja e një gazetari apo intelektuali të spikatur, por një tronditje e madhe për hapësirën publike shqiptare, që sot mbetet më e varfër.
Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten të paharruara dhe do të ndriçojnë edhe pas ikjes.
Top Channel