
Bashkëshortja e Presidentit turk, Recep Tajip Erdogan, Emine, i ka dërguar një letër Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, duke i kërkuar asaj të tregojë të njëjtën ndjeshmëri që ka për luftën në Ukrainë dhe pwr krizën humanitare në Gaza.
Në letrën e saj, Emine Erdogan përshëndet Melania Trump “me dashuri dhe respekt të sinqertë” dhe thotë se biseda e saj e sinqertë dhe mikpritja e sjellshme gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, pavarësisht faktit se kanë kaluar gjashtë vjet që atëherë, mbeten të gjalla në kujtesën e saj.
Emine Erdogan thotë se gjatë darkës dhe shëtitjes së tyre në kopsht, pati ndjesinë se Melania është e ndjeshme ndaj çështjeve aktuale dhe se kjo ndjeshmëri reflektohet edhe në letrën që i shkroi së fundmi presidentit rus, Vladimir Putin për fëmijët e Ukrainës.
Emine Erdogan beson se ajo që shkroi Melania në letër shpreh ndjenjat e përbashkëta të njerëzimit dhe deklaron se e vlerëson këtë qëndrim të vlefshëm, duke thënë se “ndjeshmëria që keni treguar ndaj fëmijëve jetimë në Ukrainë është një iniciativë që frymëzon shpresë në zemra”.
Emine Erdogan vazhdon letrën e saj duke theksuar se fëmijët e Ukrainës nuk janë të vetmit të cilëve u është zbehur e qeshura, duke iu referuar fëmijëve të Palestinës që “meritonin të njëjtin gëzim, të njëjtën liri, të njëjtën të ardhme dinjitoze”.
Aja gjithashtu i kërkon Melania Trump t’i dërgojë një letër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu “me thirrjen tuaj të fortë për t’i dhënë fund krizës humanitare në Gaza”.
“Në këto ditë kur bota është bërë e vetëdijshme për problemin dhe njohja e Palestinës është bërë një vullnet global, besoj se një thirrje nga ana juaj për Gazën do të përbëjë përmbushjen e një përgjegjësie historike ndaj popullit të Palestinës”, thekson, ndër të tjera, gruaja e presidentit turk.
Top Channel