Zia e bukës në Gaza, palestinezja: U shpall shumë vonë! Djali im katër vjeç nuk i di shijet e frutave dhe perimeve

22/08/2025 14:37

Zia e bukës është konfirmuar për herë të parë në qytetin e Gazës dhe zonën përreth, ka deklaruar një organ i mbështetur nga OKB-ja, përgjegjës për monitorimin e sigurisë ushqimore.

Megjithatë kjo nuk është e mjaftueshme për palestinezët.

Në një prononcim për BBC, Reem Tawfiq Khader, 41 vjeç, nënë e pesë fëmijëve nga Daraj e Gazës, thotë se “Shpallja e urisë erdhi shumë vonë, por është ende e rëndësishme.”

Më tej ajo shton “Shpresojmë që një miliard myslimanë në mbarë botën tani do të lëvizin për të shpëtuar të uriturit dhe të sëmurët e Gazës. Nuk kemi ngrënë asnjë proteinë për pesë muaj. Shumica e kuzhinave të komunitetit që dikur shpërndanin ushqime për të varfrit janë mbyllur për shkak të bllokadës. Fëmija im më i vogël është katër vjeç, ai nuk e di se si duken ose si shijojnë frutat dhe perimet”.

Për shumë banorë të Gazës, njohja e urisë nuk është e mjaftueshme. Ajo që ka rëndësi për ta tani është nëse bota do të veprojë për të parandaluar humbjen e mëtejshme të jetëve.

Top Channel