Videolajm/ Gazetares i ndodh e papritura gjatë transmetimit ‘live’, i vjedhin celularin

22/08/2025 11:36

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur një gazetareje gjatë një transmetimi ‘live’.

Gjatë raportimit të drejtpërdrejtë, ndërsa po fliste para objektivit të kamerës, pranë saj kaloi me shpejtësi një hajdut që ishte në biçikletë dhe i rrëmben telefonin nga dora.

Bëhet fjalë për gazetaren Beatriz Casadei po transmetonte drejtpërdrejtë në emisionin e mëngjesit Balaco Geral, Brazil.

Nuk dihet nëse hajduti është kapur nga policia apo i është kthyer telefoni gazetares braziliane. Pamjet janë bërë virale në rrjet.

Top Channel