Kurti propozoi Gërvallen, Haxhiu heq dora nga gara për karrigen e kryetares së Kuvendit të Kosovës
22/08/2025 11:42
Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, hoqi dorë nga gara për karrigen e kryetares së Kuvendit të Kosovës, duke deklaruar se nuk do të jetë sot kandidate.
Ajo u pyet nga gazetarët se kush do të jetë kandidate, ku u përgjigj duke thënë ‘do të shihet gjatë seancës’.
Seanca do të mbahet nga ora 11:00, raportojnë mediat e Kosovës.
Ndryshe në seancën e para dy ditëve, që ishte edhe seanca e parë e zhvilluar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, VV-ja bëri dy propozime për kryetare të Kuvendit.
E para ishte Albulena Haxhiu, e pas saj ishte Donika Gërvalla. Megjithatë, asnjëra prej tyre s’arriti t’i marrë votat për këtë pozitë.
Top Channel