Katër fëmijët ishin në banesë në momentin e ngjarjes/ Detaje të rënda nga vrasja e shqiptares në Greqi, kryefamiljari tentoi vetëvrasjen vitin e kaluar

22/08/2025 11:38

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Volos të Greqisë këtë mëngjes.

Një 40-vjeçar shqiptar qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten në hyrje të pallatit ku banonin rreth orës 11:00.

Sipas raportimeve, çifti kishte pasur një grindje paraprake.

Dyshohet se 40-vjeçari është larguar në këmbë, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.

Katër fëmijët e mitur të çiftit ishin gjithashtu në apartament dhe u larguan nga policia. Aktualisht, sipas informacioneve paraprake nuk ka histori të dhunës në familje.

Sipas informacioneve nga mediat vendase, 40-vjeçari ishte përdorues droge dhe dyshohet se tentoi vetëvrasje qershorin e kaluar.

Top Channel