IKMT vijon aksionin në jug, shembet objekti i dytë i skualifikuar nga legalizimet

22/08/2025 11:25

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në jug të vendit.

Fadromat kanë prishur një tjetër objekt, i cili shërbente si njësi akomodimi dhe ishte skualifikuar më herët nga Drejtoria e Legalizimeve.

Ky është objekti i dytë që prishet pas vendimeve të fundit për skualifikim nga procesi i legalizimit. Sipas IKMT, shumë ndërtime në zonë janë ngritur pa leje dhe kanë pritur të përfitojnë përmes legalizimeve, por tashmë janë të destinuara për t’u shembur.

Aksioni i IKMT pritet të vijojë në vijën bregdetare, ku janë evidentuar edhe objekte të tjera të paligjshme që do të trajtohen sipas ligjit.

Top Channel