“Gati nënstacioni i ri elektrik në Fier”, Rama ndan pamjet: Investim me parametra modernë!
22/08/2025 10:38
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga nënstacioni i ri elektrik në Fier, teksa njofton se është gati.
Krahas videos së postuar në llogarinë e tij në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se investimi është me parametra modernë.
Ndër të tjera shprehet se ky nënstacion do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike për të gjithë zonën, duke rritur sigurinë e rrjetit.
“Gati nënstacioni i ri elektrik në Fier
Një investim me parametra modernë, i cili do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike për të gjithë zonën, duke rritur edhe sigurinë e rrjetit”, shprehet Rama.
Top Channel