“Çfarë hëngri kur çliroi tokën e xanun”/ Rama ‘piketon’ një tjetër gjykatës: Nuk do tolerojmë duarlidhur…

22/08/2025 10:46

Kryeministri Edi Rama publikoi një koment me doza të forta kritike në adresë të një tjetër gjyqtari i kthyer në mburojë e dy ndërtimeve pa leje.

Ky  është Klarent Demiri Gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë,  i cili sipas kryeministrit Edi Rama ka marrë, vendime bllokues për shembjen e këtij lokali i cili ka uzurpuar hapësirë publike.

“Çfarë duhet të ketë ngrënë gjykatësi Klarent Demiri kur ka marrë vendimin për të penguar ekzekutimin e vendimit të çlirimit të kësaj “toke të xanun”? Dhe nuk ka marrë një, po dy vendime të tilla, duke u shquar si i vetmi gjykatës deri tani që i ka rënë ndesh haptaz interesit publik, interesit të komuniteteve për çlirimin e hapësirave të tyre publike dhe zbatimit të programit të qeverisë në dobi të qyteteve e në funksion të Shqipërisë 2030 në BE“-shkruan Rama.

Një gjë është pak po e sigurte thotë kryeministri Edi Rama.  Ne nuk do ta tolerojmë më as në heshtje, as duarlidhur asnjë përfaqësues të pushtetit të pavarur gjyqësor, që pavarësinë e tij do ta keqpërdorë për të cënuar pavarësinë e pushtetit ekzekutiv, duke penguar përmes shpërdorimit arbitrar të detyrës së vet zbatimin e programeve, projekteve apo vendimeve në interes të publikut.

“Edhe për gjykatës Demirin do t’i drejtohemi organeve të pavarura të qeverisjes e të kontrollit të gjyqësorit, njësoj si për prokurore Gjelin dhe për gjykatës Balliun, duke vazhduar të shpresojmë se këto organe jetike për mirëqeverisjen e gjyqësorit do të dalin nga zona e komfortit ku janë rehatuar, ndërkohë që Reforma në Drejtësi kërkon në radhë të parë përkushtimin, profesionalizmin e kurajon e tyre.”

Gjyqtari administratives Tiranë Klarent Demiri i shtohet emrave të  prokurores së Shkodrës Elda Gjeli dhe gjyqtarit të Tiranës Hazbi Balliu të cilët janë denoncuar nga kryeministri si bllokues dhe certifikues të ndërtimeve ma leje.

Top Channel