Arrestohet punonjësi i Gardës në Tiranë, kërcënoi një person me armën e shërbimit
22/08/2025 10:19
Një inspektor i Gardës së Republikës së Shqipërisë ka rënë në prangat e policisë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi akuzohet për kanosje.
Inspektor E. K., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, u arrestua në flagrancë.
Arrestimi i tij u krye, pasi gjatë një konflikti të çastit të ndodhur pranë banesës së tij, për motive të dobëta, ka kanosur me armën e shërbimit, shtetasin I.K, me të cilin ka edhe lidhje gjaku të afërta.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Top Channel