Zjarr në kodrat e fshatit Drashovicë të Selenicës, flakët përhapen nga era e fortë
21/08/2025 21:50
Kodrat e fshatit Drashovicë në Selenicë janë përfshirë nga flakët këtë të enjte.
Vatra ka rënë në një terren të vështirë, ndërsa era e fortë po ndihmon në përhapjen e flakëve.
Nga zjarri rrezikohet edhe një stan që ndodhet pranë zonës së përfshirë nga flakët.
Ndërkohë, mbrëmjen e sotme një tjetër vatër zjarri është regjistruar edhe në afërsi të fshatit Dukat, ku zjarrfikësit janë duke punuar për të shuar te dy vatrat e zjarrit.
Top Channel