U denoncua nga familjarët si i zhdukur/ Ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima kthehet gjatë natës në banesë

21/08/2025 07:44

Ish-zv.drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima është kthyer gjatë natës në banesë pasi u denoncua i zhdukur nga familjarët.

“Nuk kam asnjë pretendim”, tha ai për uniformat blu, sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth orës 02:00, ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij”, sipas njoftimit të policisë.

Familjarët bënë kallëzim në komisariatin nr.1 në Tiranë rreth orës 17:00 për humbjen e kontakteve më të.

AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), është një institucion publik, që merret me zhvillimin dhe menaxhimin e sistemeve dixhitale shtetërore; shërbimet online për qytetarët dhe bizneset; sigurinë dhe integrimin e sistemeve të informacionit të administratës publike.

Shima ka qenë zv.drejtor për katër vite, teksa ka marrë pjesë në prokurimet publike që ky institucion ka bërë.

Pasi është larguar nga kjo detyrë një vit më parë, ai është marrë me biznes privat. 34-vjeçari është pyetur edhe në SPAK për tenderat e AKSHI.

Top Channel