I dënuar në Zvicër, arrestohet në Portin e Durrësit 25-vjeçari, do të udhëtonte drejt Italisë

21/08/2025 13:20

Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Portin e Durrësit me qëllim ekstradimin në Zvicër.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit pas informacioneve se një shtetas në kërkim ndërkombëtar do të udhëtonte drejt Italisë, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij.

Si rezultat, u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, Mërgim Bruti, 25 vjeç, banues në Itali.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern, pasi Gjykata e Luzern, Zvicër, me vendimin e datës 08.01.2025, e ka dënuar me 27 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Zvicër, për ta ekstraduar.

Top Channel