“Doli në krahë të pallatit pa leje”/ Rama për gjykatësin Balliu: As 10 minuta nuk i janë dashur që t’i dalë kundër shtetit

20/08/2025 18:38

Kryeministri Edi Rama vazhdon të publikojë dokumenta denoncues ndaj gjyqtarit Hazbi Balliut, i cili ka bllokuar vendimin e konfiskimit të një pallati pa leje në Tiranë që iu dha Agjencisë së Kadastrës.

Për kreun e qeverisë ky është një vendim skandaloz i marr në më pak se 10 minuta, ku gjykatësi Balliu i ka dalë kundër shtetit e në favor një ndërtuesi kundra ligjit.

“As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e paditësve që kanë bërë një pallat të tërë pa leje, i cili u konfiskua si i tillë e iu dha Agjencisë Shtetërore të Kadastrës

Materialet që institucionet i vunë në dispozicion Balliut duan shumë më tepër se 9 minuta të lexohen, por natyrisht që gjykatësi as nuk i ka lexuar sepse i ka mjaftuar fakti që në godinën e vjetër të ASHK, e cila është bërë e pasigurtë nga tërmeti nuk ka pasur asnjë viktimë dhe kësisoj puna sipas tij mund të vazhdonte nën tavanët që binin, ndërsa pallatin pa leje shohim e bëjmë…“-shkruan Rama.

Vlerësimi i Komisionit të Objekteve të Konfiskuara në qershor për të kaluar objektin pa leje te Agjencisa Shtetërore e Kadastrës, u anulua nga gjykatësi Hazbi Balliu i cili vendosi sigurim padie me kërkesë të pronarit.

Top Channel