Konstituimi i Kuvendit të Kosovës/ LVV propozon Donika Gërvallën pas Haxhiut, nuk siguron votat, seanca e radhës 22 gusht
20/08/2025 11:34
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish.
Kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga LVV-ja të propozonte kandidatin për kryeparlamentar, votimi për të cilin u mbajt në formë të hapur.
Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje propozoi në fillim Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares.
Albulena Haxhiu dështoi të zgjidhej kryeparlamentare.
Glauk Konjufca propozoi më pas Donika Gërvallën për kryeparlamentare, pasi Haxhiu dështoi të zgjidhej.
Donika Gërvalla nuk arriti të zgjidhej kryeparlamentare, pasi nuk i mori 61 votat e nevojshme. Ajo mori 57 vota për, 56 kundër dhe 3 abstenuan.
Pas kësaj, Dehari ndërpreu seancën, e cila do të vazhdojë më 22 gusht.
Top Channel