Tentoi të kontrabandonte mallra nga Greqia, arrestohet 50-vjeçari në pikën kufitare të Kapshticës

19/08/2025 09:19
Foto Ilustruese

Një 50-vjeçar është arrestuar në pikë kufitare të Kapshticës.

Shtetasi me iniciale E.N., tentoi të kontrabandonte mallra (veshje) nga Greqia.

Nga kontrolli policor, në bagazhin e autobusit ku udhëtonte 50-vjeçari, janë gjetur dy thasë me veshje të ndryshme.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Tentoi të kontrabandonte mallra nga Greqia, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga nga Policia Kufitare, 50-vjeçari.

Sekuestrohen mallrat (veshjet) e kontrabanduara.

Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë, autobusin me drejtues shtetasin E. N., 50 vjeç, banues në Korçë. Nga kontrolli, në bagazhin e autobusit, janë gjetur dy thasë me veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 50-vjeçari, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, si dhe u sekuestruan veshjet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel