Nis verifikimi i dëmeve nga zjarri/ 57 veterinerë në terren, do vlerësojnë humbjet në Gramsh e Delvinë

19/08/2025 12:20

Asnjë fermer nuk do të marrë dëmshpërblim për bagëtinë, stallën, parcelën apo shtëpinë e djegur nga zjarri pa përfunduar i gjithë inventarizimi i dëmit të shkaktuar nga flakët e zjarrit.

Fermerët do të mbështeten nga qeveria vetëm pasi  trupat inspektuese të veterinereve dhe agrumeve të kenë dorëzuar  statistikat e sakta të dëmit që shkaktoi zjarri në blegtori dhe bujqësi.

Me pas më pas më anë një vendimi nga këshilli i ministrave do të përcaktohet sasia dhe vlera e dëmit, e kjo më shumë gjasa do të ndodhë atëherë kur kryeministri do të formojë qeverinë e re.

“Së pari  do të përfundojë procesin e verifikimit dhe identifikimin e të gjithë dëmit, atëherë ashtu siç e tha dhe kryeministri do të vendoset për dëmshpërblimet”, thotë Sulejman Kullolli, drejtori i AKVMB.

57 veterinerë janë në të terren duke shënuar numrin e kafshëve të djegura dhe  atyre të groposura, numri më i madh i bagëtive të djegura është në Njësinë Administrativë Skëndërbegas të Gramshit dhe në Bashkinë e Delvinës, pikërisht në këto dy zona dhe vatrat e zjarrit qenë më të mëdha dhe zgjatën më shumë në kohë.

Deri më tani gjithsej është kontaktuar se janë bërë hi 7 stalla  qindra të imta dhe janë djegur 747 koshere me bletë.

“Grupet e punës janë në terren, po identifikojnë kafshët e djegura dhe po groposin ato të ngordhurat duke bërë dhe dezinfektimin e zonës. Momentalisht kemi kafshët të djegura : 13 gjedhë, të imta 262 krerë, njëthundrakë, 7 krerë, derra 1 , shpendë 90 krerë. Stalla të djegura 7”, thotë Kullolli.

Harta e zjarreve vetëm për vitin 2025 shkon në 54 mijë Ha, nga ana tjetër ende nuk kemi se sa është sipërfaqja e parcelave me pemë të djegura. Por që fermerët të dëmshpërblehen kriteri numër një është që fermat e tyre të jenë të regjistruara në sistemin ruda dhe në drejtoritë e bujqësisë.

Top Channel