
Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasia ktheu banesën në laborator droge në Yzberisht.
Banesa ishte e përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike Kanabis dhe Kokainë, në trajta dhe forma të ndryshme, me qëllim shitjen.
Pas hetimeve për disa muaj, policia finalizoi operacionin policor të koduar “Shape”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë Shkëlqim Krrashi, 61 vjeç, banues në Yzberisht.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll në banesën e 61-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan rreth 17 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Kanabis (çokollatë), e ndarë në 69 paketime, 22.5 litra vaj Kanabisi, të dyja sasitë me rreth 500 000 euro, rreth 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu.
Nga hetimet dyshohet se ai siguronte sasi të mëdha të kanabisit dhe kokainës, i përgatiste në trajta dhe forma të ndryshme dhe i shiste në Yzberisht.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Top Channel