Takimi LIVE në Shtëpinë e Bardhë me Zelensky-in, Trump planifikon të telefonojë Putinin pas bisedimeve të sotme

18/08/2025 19:55

Presidenti Donald Trump tha se planifikon të telefonojë Presidentin rus Vladimir Putin pas bisedimeve të tij në Shtëpinë e Bardhë sot me udhëheqësit evropianë dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ai pret telefonatën time kur të mbarojmë me këtë takim”, tha Trump.

Ai tha se do të propozonte idenë e një takimi trepalësh midis tij, Putinit dhe Zelensky gjatë bisedës.

“Mund të kemi ose jo një takim trepalësh . Nëse nuk kemi një takim trepalësh, atëherë luftimet vazhdojnë, dhe nëse i kemi, kemi një shans të mirë – mendoj se nëse kemi një takim trepalësh, ka një shans të mirë që ndoshta t’i japim fund”, tha Trump.

Top Channel