
Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë.
Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien me qira të bizneseve, qendrave rezidenciale dhe vila në Gjirin e Lalëzit dhe në zona bregdetare që janë futur në listën e aseteve që burojnë nga krimi i organizuar janë të përditshme nga institucion që i administron derisa ato konfiskohen dhe i kalojnë shtetit si këto monedha ari deri tek mjete si kjo motosharrë.
Në raport pasuritë që dyshohet se janë vendosur kryesisht nga trafiqet e drogës, pasuritë që burojnë nga korrupsioni janë shumë të pakta
Aktualisht janë lidhur 291 kontrata qiraje nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Gjatë një komunikimi përmes postës elektronike ky institucion pranon se vlera totale e të ardhurave nga qiratë është 100,392,918.0 lekë. Vështirësia më e madhe që pranohet zyrtarisht është ajo e administrimit të pasurive të amortizuara.
Megjithatë jo zyrtarisht pranohet se për dhënien me qira të këtyre objekteve që qëndrojnë nën sekuestro preventive derisa gjyqi mbyllet ka edhe një vështirësi tjetër që është frika nga të akuzuarit.
Pavarësisht kësaj zyrtarisht pranohet se është regjistruar vetëm një rast kanosjeje që i është referuar prokurorisë për hetime. Vetëm për vitin e kaluar SPAK deklaroi se u konfiskuan dhe i kaluan shtetit në pronësi asete me vlerë 27 milionë euro.
Top Channel