“Janë njohur që në gjimnaz, prindër të një vajze”/ Aksidenti ku humbi jetën i riu në Berat! Viktima, bashkëshorti i gazetares

18/08/2025 18:53

Një aksident i rëndë me pasojë një viktimë ndodhi mëngjesin e së dielës në Berat, ku humbi jetën 29-vjeçari Ornel Caushaj.

I riu po udhëtonte me bashkëshorten e tij, Sindi Salaj, e cila fatmirësisht ka arritur të shpëtojë e nga aksidenti. Sindi me profesion gazetare, është nënë e një vajze dy vjeçare.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar Sara Gjordeni, e cila shprehet se edhe Orneli dhe Sindi, të dy nga Kuçova janë prindër të një vajze 2-vjeçare. Ajo tregon se të dy ishin njohur në bankat e gjimnazit.

Këto janë lajmet me të cilat NUK dua të zgjohem. Quhej Ornel Caushaj dhe nusja e tij Sindi Salaj.
Me Ornelin kam qene ne klase ne fillore dhe gjimnaz ne Kuçove, Sindi ka qenë në klase paralele me ne. Te dy janë dashuruar qe shume te vegjël, nuk ja kane lëshuar kurrë dorën njeri tjetrit. I shihja me admirim sesi sfidat e jetës nuk i ndanë kurrë.

Jeta se fundmi u dha dhe një vajze qe s’besoj se është me shume se dy vjeç. Ishin shume te lumtur dhe vetëm pardje me ra te flisja për ta me dikë. Sindi ka shpëtuar, Orneli jo! S’do doja sot te kisha qene ne vendin e saj, asnjëherë!!!

Për ju qe komentonit mallkime sesi shoferet ecin shpejt, ju siguroj qe as Orneli as Sindi nuk kane qene njerëz te papërgjegjshëm, as te dehur qe ne shtëpi i prisnin te vogël te tyret!

Duhet te vini te shihni infrastrukturën e rrugëve, fshatrave të Beratit e më pas të gjykoni.

Kjo ngjarje më ka bërë edhe një herë tjetër të kuptoj sesa e shkurtër është jeta dhe sa shumë duhet vlerësuar çdo moment me të dashurit tuaj të zemrës.

Jam ende në mosbesim kur mendoj sa mirë i njoh të dy… Ngushëllimet me të mëdha e me zemër për prindërit e Ornelit, Sindit dhe çdokujt tjetër të prekur nga kjo fatkeqësi. “

 

Top Channel