
Gushti është muaji i pushimeve dhe bregdeti i Durrësit vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara në vend.
Edhe pse e hënë, plazhet janë të mbushura nga pushues vendas, të huaj dhe anëtarë të të diasporës shqiptare. Cilësia e shërbimit, cekëtia graduale e detit, si element sigurie veçanërisht për fëmijët e të moshuarit, si dhe çmimet më të përballueshme, krahasuar me zonat e tjera bregdetare janë arsyet kryesore pse shumë pushues zgjedhin Durrësin.
“Jemi nga Serbia. Është shumë mirë ketu. Ky eshte viti i tretë qe vijmë.”
“Jemi me pushime familjare dhe ky është destinacioni perfekt për të gjithë. Jemi nga Siçilia. Ka plazh dhe shumë gjëra të tjera për të parë e bërë. Edhe çmimet na thanë se janë të mira këtu.”
“Është me afër kryeqytetit dhe pastër. Çmimet janë më të lira se në jug, edhe pse i kanë rritur. Kemi ardh për një javë për pushime.”
Një çadër me shezlong kushton mesatarisht nga 500 deri në 1000 lekë në ditë, ndërsa ka plazhe publike falas dhe menutë e restoranteve ofrojnë larmi gatimesh me produkte të freskëta.
Me cilësi shërbimi, çmime të favorshme për akomodim, plazh dhe ushqim, Durrësi mbetet destinacioni më i frekuentuar dhe më i përballueshëm i pushimeve bregdetare në Shqipëri.
Top Channel