Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë sot një kërcënim drejt studentëve të revoltuar që me protesta po kundërshtojnë politikat e tij.

Ai në një fjalim të tij dramatik, paralajmëroi vendime të papritura nga shteti që ai drejton.

”Ditëve në vijim do të shihni një reagim shtetëror ndryshe nga çdo herë tjetër. Ne nuk do të lejojmë më që bandat të sundojnë rrugët. Ngjarjet në Valjevo ishin të tmerrshme, pak më pak në Beograd, dhe po aq të rënda në Novi Sad. Duhet të themi të vërtetën nuk ishte protestë, ishte sulm i organizuar”, tha ai.

Siç tha ai, brenda 10 ditëve do të ketë edhe arrestime, për secilin pjesëmarrës në veprimet siç i quajti ai të dhunshme.

”Një pjesë e mirë e atyre më agresivëve do të kapen dhe do të përgjigjen. Ne do të rikthejmë rendin në çdo mënyrë”, tha ai.

Top Channel