Tërmeti i fuqishëm godet Indonezinë/ Dhjetëra të lënduar, nuk ka paralajmërim për cunami

17/08/2025 08:19

Dhjetëra njerëz u lënduan në një tërmet me magnitudë 6.0 që goditi Sulawesin qendror në Indonezi, herët këtë mëngjes.

Tërmeti, në një thellësi prej 10 km, goditi rajonin Poso dhe u ndje në zonat përreth.

Bëhet e ditur se 29 persona u lënduan, dy prej të cilëve në gjendje kritike.

Nuk ka raportime për vdekje deri më tani.

Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën ‘Unaza e Zjarrit e Paqësorit’, një zonë shumë aktive sizmike, ku pllaka të ndryshme në koren e Tokës takohen dhe gjenerojnë një numër të madh tërmetesh.

BMKG — agjencia e meteorologjisë, klimatologjisë dhe gjeofizikës e Indonezisë — tha se nuk ka paralajmërim për cunami.

Top Channel