Të paktën 18 të vdekur dhe 23 të plagosur në një aksident me autobus në Algjeri

17/08/2025 13:02

Tetëmbëdhjetë persona u vranë dhe 23 të tjerë u plagosën kur një autobus ra në një përrua në Algjer, njoftoi shërbimi algjerian i mbrojtjes civile.

Aksidenti ndodhi në periferinë Mohammedia të kryeqytetit algjerian. Sipas një vlerësimi paraprak nga autoritetet, tre nga të plagosurit janë shtruar në spital në gjendje kritike.

Sa i përket 18 të vdekurve, 14 janë burra dhe 4 janë gra. Shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta deri më tani.

Presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune shprehu ngushëllimet e tij familjeve të viktimave në një mesazh që postoi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Top Channel