SHBA, tre të vdekur dhe tetë të plagosur nga të shtënat me armë në Nju Jork

17/08/2025 16:08

Tre burra janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur në një sulm me armë zjarri gjatë natës në një klub në Nju Jork.

Policia e NYPD tha se disa persona të armatosur ishin të përfshirë në incident pas një “mosmarrëveshjeje” dhe se po zhvillohet një kërkim për të gjetur përgjegjësit.

Të shtënat ndodhën rreth orës 3:30 të mëngjesit të dielën në Taste Of The City Lounge në lagjen Crown Heights të Brooklyn.

Komisionerja e Policisë, Jessica Tisch, tha në një konferencë për shtyp se tre burra kishin vdekur – një 27-vjeçar, një 35-vjeçar dhe një mashkull tjetër, mosha e të cilit nuk ishte specifikuar.

Zonja Tisch tha se 11 viktimat ishin të moshës nga 27 deri në 61 vjeç. Shefi i policisë tha se disa persona me armë ishin të përfshirë në incident në vendin e quajtur Franklin Avenue, ku u sekuestruan të paktën 36 gëzhoja.

Top Channel